FILLIMI STAFI RSS PARTNERET HARTA KONTAKTO
 
 
::| Kerko:       [ Kerkim i avancuar]  
 
KATEGORITE  
LAJME
OPINIONE
SPORT
V.I.P
LIFESTYLE
KURIOZITETE
::| a n k e t a
Cila është politikani më i bukur ?
Ali Ahmeti
Menduh Thaçi
Imer Selmani
Hysni Shaqiri
Sefedin Haruni
Nikolla Gruevski
Branko Cërvenkovski
 
 

 
OPINIONE
 
Seanca e fundit për këtë sesion kuvendor dhe Ligji i SHISH?!


Nga:Besnik Rama
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë zyrtarisht ka bërë me dije që do mblidhet ditën e nesërme (e hënë) për të zhvilluar seancën e fundit parlamentare për këtë sesion kuvendor, duke e mbyllur këtë vit në një mënyrë (siç kam thënë edhe në një shkrim të mëparshëm) VERË e “NXEHTË”.
 Nga burimet zyrtare seanca pritet të fillojë në ora 09:00 të mëngjesit dhe akoma nuk është bërë e ditur se cili do jetë rendi i ditës së punimeve për këtë seancë plenare. Të gjitha gjasat janë që mes shumë e shumë nismave të mbetura pezull, do jetë edhe ajo mbi ndryshimet në ligjin mbi Shërbimin Informativ Shtetëror. Pritet të shikohet qëndrimi që do mbajë mazhoranca e vendit tonë nëse do i miratojë apo jo ndryshimet e këtij ligji pavarësisht kundërshtimit të NATO-s apo do ta shtyjë për një moment tjetër shqyrtimi në muajin shtator kur çelet zyrtarisht edhe sesioni i ri i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Si një qytetar europian, si një diplomat por edhe si një njeri që për gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendin tim nuk kam lënë moment pa komentuar, edhe kësaj rradhe nuk do ishte larg syrit tim debati i ashpër që po zhvillohet në vendin tim, në Shqipërinë e dashur. Vendimi i pritshëm i GJND-së për Kosovën na gëzoi jashtëzakonisht shumë, porse qenka e thënë që ne shqiptarët duhet të jemi përherë në debat e sipër e të mos rrimë të qetë në asnjë moment. Qetësia dhe kënaqësia e vendimit të GJND-së për Kosovën do prishej menjëherë, pasi nuk ishte aspak e lehtë thirrja për në Gjykatën e Hagës e z.Haradinaj, një ndër liderët kosovar. Por debatet e trysnintë në trevat tona nuk ngelen këtu, pasi “ngërçi” pozitë - opozitë në Rep. e Shqipërisë është akoma i “nxehtë”. Së fundmi, beteja për ligjin e SHISH ka ndezur gjakrat mos më keq, sa edhe ne po dyshojmë duke pyetur vehten “Vallë kaq interes i jashtëzakonshëm për këtë çështje?” “Kush vallë përfitoka kaq shumë nga ndryshimet apo jo ndryshimet”? “Vallë është preteks i sajuar nga opozita se amerikanët nuk e duan këtë ligj apo mazhoranca nuk po e qan kokën fare?” ….
T’iu them të drejtën shumë intelektualë të diasporës gjatë bisedimeve për këtë çështje më thonë ndër të tjera se na ka humbur besimi tek politikat e opozitës dhe nuk besojmë edhe kësaj rradhe tek ajo. Kjo opozitë është destruktive dhe se çfarëdo projektligji të hedhë me votë në parlament pozita , reagimi që do shikojmë nga opozita do jetë i njëjtë. Normalisht, votë kundër çdo nisme. Kjo e bën edhe situatën më delikate, pasi nëse vërtetë amerikanët janë kundra këtyre ndryshimeve ne nuk duhet në asnjë mënyrë që të biem ndesh me to. Jo se ato duhet të vendosin për çështjet tona, porse këshillat e tyre sidomos në vitet e fundit kanë pasur më shumë vlera pozitive sesa negative. Dhe ne si një vend i lirë e demokratikë, pjesë e NATOS-s dhe pranë integrimit të mëtejshëm europian duhet medoemos që këtë çështje ta ndjekim me një maturi të qartë politike dhe deputetët e Kuvendit duhet të dalin me një ligj sa më të mirë dhe në mënyrë unanime. Mendoj se kësaj rradhe është mënyra më e mirë e mundshme, pasi do ishte një vullnet më i gjerë dhe kështu perëndimorët do mbesin të kënaqur nga mënyra e zgjidhjes që ne i bëjmë problemeve tona.
Korriku në të 26-tën ditë kalendarike të tijën për këtë vit pritet të sjellë ndoshta përplasje të reja në Kuvend, por mundet që të ketë edhe një anë tjetër të medaljes. Duke hedhur vështrimin ndër vite shohim se përherë lideri i mazhorancës aktuale ka ditur të mbyllë llogaritë dhe gojët “llafazane” siç duhet, andaj mund të kemi edhe një bashkim votash të LSI me PD-në dhe ligji mund të miratohet sëbashku me ndryshimet që janë publikuar. Mendoj që është në favorin e jetës politike dhe në të mirë të demokracisë në vend që ky ligj të kalojë nesër për miratim, pasi zvarritja do nxehte edhe shtatorin e ardhshëm. Shumë nisma të propozuara nga mazhoranca qeverisëse janë bllokuar, shtoi faktin që pritet të kemi edhe propozimet e reja të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ku prej kohësh kanë ngelur vende vakante, e sikur të mbesë edhe ky ligj i shtyrë në një moment tjetër do krijonte një klimë jo të përshtatshme për ecurinë e reformave në vendin tonë. Sot më shumë se kurrë, shqiptarët po fitojnë terren në rajon e më gjerë por këto fitore tonat mund të jenë edhe më të mëdha nëse gjuha e politikës sonë është më produktive dhe konstruktive. Ne shqiptarët e diasporës japim në mënyrë unanime mbështetjen tonë të fuqishme që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe që seanca e ditës së nesërme të sjell zhvillimet e duhura.
Në çdo vend të botës moderne demokratike mandatet e çdo zyrtari janë të orientuara dhe të detajuara. Çdo zyrtar është i mandatuar në një interval kohor të përcaktuar. Kështu që edhe vendi ynë nuk ka pse të bëjë përjashtime nga këto vende europiane, pasi vizioni ynë atje është i destinuar të përfundojë. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha e tha dje në një prononcim për median në mënyrë të qartë idenë që edhe ne demokratët e Gjermanisë po diskutonim e kishim rënë në një mendje, që ideja për mandatimin e kreut të SHISH-it duhet bërë një orë e më shpejt. Iku koha e “xhaxhit” ku individi ishte i përhershëm në fronin e tij madhëshor, sot duhet të jemi të integruar, përderisa pretendojmë të shkojmë në familjen e madhe europiane. Pozita dhe Opozita kësaj rradhe duhet të bashkohen dhe ndryshimet e ligjit të SHISH duhet të bëhen në përputhje të plotë me standartet e kërkuara dhe në mënyrë këshilluese me NATO dhe NOE. Në pikën që mandati i kreut të SHISH të jetë i ligjetimuar besojmë që edhe ato janë dakort, nëse ka një pikë tjetër ajo duhet shqyrtuar menjëherë.
Së fundmi, ashtu siç e kemi shprehur edhe më përpara se në çdo hap të vendit, në çdo nismë, në çdo vendim patjetër që diaspora do jetë e gatshme ta mirepresi. Përderisa diçka del nga jeta politike dhe me vullnetin e shumicës së kartonave në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duhet ta mirëpresim që të gjithë faktorët politikë e apolitikë. Nëse politika jonë do vihet në përgjegjësi të plotë shoqërore ajo do arrijë të jetë mjaft produktive, duke filluar edhe nga seanca e nesërme me vendimin që do ndërmarri.
Autori është Kryetar i PD-së dega Gjermani


Vleresim (Voto) )   
    Komento (0)        Trego shokut         Shtype


TITUJT E FUNDIT :
» “Dojçe Telekom” e përfshirë në korrupsion me qeveritarë në Maqedoni
» Shqiptarëve në “Maqedoni”, t’u njihet vetëvendosja, ose ribashkimi me Shqipërinë!
» Shuhet dukuria e rrëmbimeve
» Sa peshojnë deputetet shqiptare
» Shqiptarët dhe tre postet kryesore të shtetit
» Tre skenarët për Maqedoninë
» Nëna Terezë dhe identiteti modern shqiptar
» Goceja me “roje”
» “Uashington Post”: Disa zyrtarë afganë paguhen nga CIA
» Shqiptarët, tregu i fuqishëm ekonomik
» “Maqedonia” ka ndryshuar, Gruevski fsheh emrin
» Maqedonia në pritje të “shuplakës” evropiane
» Toka e premtuar e mafisë
» Schilling: Serbia, fajtore për gjithçka në Ballkan
» Përmendoret e harruara shqiptare
» Ndërprerje apo jo e bisedimeve Maqedoni- Greqi?
» Meta kërkon unifikimin e faktorit shqiptarë në Maqedoni
» Gallas e do Tottenhamin
» Momsen: Vishem si prostitutë
» Martohet Miss Kosova 2006
» Fëmija 10 muajsh peshon 20 kg
» Dikasteri i Mbrojtjes, anashkalon multietnicitetin
» Joqeveritare ose jopartiake?
» Boateng huazohet në Milan
» Gentian Zenelaj: Fama më bezdis
» Harris, përsëri shtatzënë
» Studentët nuk i përdorin shkronjat e shkrimit
» I blejnë pasaportat nga policët serbë
» Bëje Zot hajr
» “Newsweek”: Shqipëria renditet ndër 100 vendet më të mira në botë
» Kryqomania serbe
» "Ujqit" dhe "Renxherët" nuk i duan shqiptarët
» Diaspora shqiptare kërkon ndryshim të emrit
» Prej shtatorit, rritje e re e çmimeve të produkteve ushqimore
» Gazetar a politikan
» Moskë, paraglajdim ekstrem
» Ozil, zyrtarisht në Real Madrid
» VIP-at shqiptar, kush agjëron prej tyre ?
» Gratë me tatuazhe me prirje për seks dhe aventura verore
» Një vrasje e “fryrë”
» "22 plus Amerika"
» Pse duhet të vdesim për gratë afgane?
» Lartësia e të nënshtruarve
» Schalke, 25 milionë për Robinhon
» Fugaa: Unë në krah të Elvanës, si Eminem pranë Rihannës
» Planifikon ditëlindje mbretërore
» Britanikja fjeti me pesë mijë burra
» Ushtria shqiptare në raportet amerikane
» Ngecin punësimet e parapara sipas Marrëveshjes së Ohrit
» Lëvizja "Zgjohu!": Shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët jashtë kugijve
» Ahmeti kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore
» Ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
» Kufiri në Bellanoc, qeveria e harron - qytetarët e kërkojnë
» Interesat kombëtare nuk mbrohen vetëm me altruizëm dhe dëgjueshmëri
» Marreveshje e paralizuar
» Serbia, pengesë për sigurinë në Ballkan
» Ramazani i futbollistëve
» Në Maqedoni plane për Qeveri ekspertësh
» XHADIA
» Ibra për Robinhon
» Berry:Na ka munguar dashuria
» Paris me linjë parfumi!
» Gratë me take të larta paraqesin rrezik në komunikacion
» Sa po zbatohet Marrëveshja e Ohrit?
» Hashimi si shembull për Aliun
» Mirëserdhe ramazan
» RAMAZANI - MUAJI I MËSHIRËS
» Maqedoni: Mbi 20 % e qytetarëve s’kanë bukë
» Liqeni i Peruçacit, varrezë masive?
» Kryetari i Iliridës Nevzat Halili, kërkon ndryshimin e statusit të shqiptarëve
» Emma Watson me pamje të re
» Benitez e ‘blindon’ Maiconin
» Marrëveshja e Ohrit qetësoi Maqedoninë, ndarja mbetet
» Shqipëria në prag të trazirave?
» Ekspertët, kritika ndaj reformave në administratë
» Ballkanasit më të sigurt me pavarësinë e Kosovës
» USHT pa shtëpi studentore
» Shkëmbimi i territorit për ulëse?
» Caktohet play-offi
» Maqedonia ka bashkëpunuar me SHBA-të kundër terrorizmit
» “Realiteti” i ndan mirënjohje Gruevskit për diskriminim
» Liderët shqiptarë jo-aktiv
» ‘Foreign Policy’: Maqedonia, vend me stabilizim të mesëm
» Shtetësia e bashkimit
» Shkupi
» “Ilindeni”, Qeveria diskriminon shqiptarët
» Rikonstruktimi në BDI, pas pushimeve
» Vepra të mëdha, e jo patriotë të mëdhenj
» Planet e Mourinhos
» Anjeza Branka, skenat hot me të dashurin në plazh
» Victoria Beckham brengoset për plakjen
» 55-vjeçari italian, rekord në not
» Karakaçanov: Maqedonia është e Bullgarisë
» Intelektualët, kërkesë Topit; "shtetësi shqiptarëve jashtë
» Për Maqedoninë, Shqipëria edhe pas 20 vite mbetet Republikë Popullore
» Inati i liderëve më i fortë se bashkëpunimi
» 25 “boksierët” e politikës shqiptare
» Del në shesh vajza misterioze e Jackson
» Nisen për pushime në Shqipëri, vidhet familja shqiptare
» Turr-a-Jaz
» Vetëm në PlayStation
» BE: Marrëveshja e Ohrit element thelbësor i demokracisë
» Deputetët dembelë në Parlamentin e Maqedonisë
» Rrënimi i kullës së Vuk Jeremiqit
» Me ardhjen e Gruevskit, ikën investitorët
» Rruga e Arbërit, gati në 2013-ën
» BE: Maqedonia duhet të vazhdojë reformat dhe të zgjidhë emrin
» Lulja më e madhe në botë çeli në Japoni
» Rezarta Shkurta, origjinale
» Ankaraja, fuqi rajonale
» NGUTJE
» Ramires afër Chelseat
» Larissa ëndërron seks në fushë futbolli
»  Kurbeti asimilues
» Greqi, shqiptarët babë e bir mbyten në det
» Aksident në Serbi, dy shqiptarë të Maqedonisë e humbën jetën
» VMRO-BDI, Koalicioni i interesave partiake
» Nëse shitet Ibrahimoviç, vetëm në Milan ose Siti
» E drejta shqiptare u bë e drejtë botërore
»  Thaçi:Hapja e rasteve të Hagës destabizojnë Maqedoninë
»  Dasmat në thjerrëz të krizës
» SHBA kërkon njohje më të gjera të Kosovës pas vendimit të gjykatës
» Gjykata e Hagës: Pavarësia e Kosovës ishte e ligjshme
» Gruevski: Ahmeti nuk bën presion për rastet të Hagës
» Çdo ditë shkojnë nga 5 mijë pushues në Shqipëri
» Mërgimatarët, sjellin miliarda, fitojnë maltretime
» Sui generis
» City, 35 milionë për Balotellin
» Shou qensh në Peru
» Hilton shijon verën
» Minogue feston pesëvjetorin pa kancer
» Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës
» Shqiptarët gati të përjashtuar nga strukturimi i armatës
» Ditë zie në Shqipëri
» Krishterizohet Maqedonia
» Afërdita dhe Shpati me pushime në Tiranë
» Kastro paralajmëroi rrezikun nga lufta bërthamore
» Zënkat e Kuvendit barten te liderët e partive
» Buka nuk pritet të shtrenjtohet
» FBI në kërkim të Bajram Asllanit
» Bolonja në shoqëritë në tranzicion
» I eksituar me interesimin e Besiktas
» Jehona kalon pushimet në Hurghada
» Angelina Jolie refuzohet nga serbët
» Dy milionë vizitorë në Festivalin e baltës


TITUJ:
Përmendoret e së keqes
Sui generis
Bolonja në shoqëritë në tranzicion



 
::| LAJMI I FUNDIT
FOTO LAJM

Zogjtë ikin në jug

 
[ Fillimi ]