Gjeorgji, macja lind... qenush?!
 Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditësh një qenush.
Sipas medias lokale, macja ka lindur një këlysh
me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë
një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe. Media lokale ka arritur të filmojë
këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte gji te “e ëma”. Shkencëtarët
thonë se kjo mund të jetë shkaktuar nga një mutacion gjenetik si pasojë
e rrezatimit, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur.
alibi news
|